Pse të hapni një Agjenci Meeting për Single

Filloni biznesin tuaj në një treg në zgjerim: përvoja jonë do t’ju udhëheqë në një treg shumë të veçantë, që tërheq iniciativën e shumë njerëzve, por shpërblen vetëm më të aftët! Ju keni 4 arsye shumë të mira: Tregu na njeh! Beqarët e njohin Meeting që nga viti 1990 (viti i lindjes së markës). Për ju, kjo do të thotë ta hapni agjencinë tuaj nën emrin e një marke të fortë dhe një model biznesi tashmë të konsoliduar!

 

Tregu na zgjedh ne! Beqarët mund të kenë akses në shërbime ekskluzive: biseda midis profileve të certifikuara, salloni i beqarëve dhe i përzgjedhjes së personalizuar të takimeve. Me pak fjalë, një botë e sigurt në të cilën mund të lëvizësh lirshëm.

 

Tregu po rritet! Ne operojmë në një treg që nuk përballet me rrezikun e “rraskapitjes”. Numrat e beqarëve në Itali flasin për një grup prej miliona klientësh të mundshëm!

 

Meeting ju asiston. Përfituesit e Franchise Meeting kanë akses në njohuritë konkurruese të përfeksionuara ndër vite, softuerin e menaxhimit dhe rrjetet sociale së bashku me chat-in e certifikuar dhe shumë më tepër. Dhe ju keni 4 avantazhe:

Eksperienca

Një histori e gjatë pune dhe inovacioni të vazhdueshëm

Ishte viti 1990, kur lindi marka Meeting dhe u hap Agjencia e parë Martesore. Fryma është ajo e përdorimit të teknologjive të reja në favor të një shërbimi - kërkimi i shpirtit binjak - që i përgjigjet një nevoje parësore: përmbushjes emocionale! Vitet e studimit dhe punës sollën lindjen e një softueri për të kërkuar partnerin ideal, që ende sot është një pronë e Grupit, i pari i një serie instrumentesh teknologjike inovative.

Oferta e larmishme

Një buqetë shërbimesh… sepse beqarët nuk janë të gjithë njësoj

Nuk ka një “single” klasik... Ekziston beqari që kërkon urgjentisht partnerin e duhur, i lodhur duke bërë një vrimë në ujë. Ekziston edhe beqari i varur nga interneti, që pëlqen bisedat online dhe faqet e takimeve, por i zhgënjyer nga cilësia e dobët e njerëzve që gjen. Gjithashtu, ekziston edhe beqari që beson fort se dashuria mund të gjendet rastësisht: ai/ajo dëshiron të shumëfishojë mundësitë për kohën e lirë, jo domosdoshmërisht të lidhura me kërkimin e një partneri... Meeting siguron burimin e duhur për çdo single, burime që përfaqësojnë mjetet që shoqërojnë franchising në ndërtimin e biznesit të tyre.

Know how i sigurt

Burimet njerëzore dhe mjetet në dispozicionin tuaj

Hapja dhe menaxhimi i një agjencie martesore duket si një gjë e lehtë ... Por nuk është kështu! Përndryshe, si shpjegohen përpjekjet e të tjerëve për të na imituar dhe që nuk arrijnë të mbijetojnë për më shumë se dy vjet, apo kohëzgjatja e shkurtër e agjencive që hapen në mënyrë të pavarur? Atëherë do të bini dakord që për të qenë të sigurt, udhëzimi i një eksperti është thelbësor. Dhe, nëse Franchisor është lider i sektorit, është edhe më mirë! Anëtarësimi në Grupin Meeting nënkupton aksesin në burimet njerëzore dhe mjetet që shoqërojnë Franchise-in në menaxhimin e biznesit tuaj: Manuali Operacional, Programi i Menaxhimit të Pronarëve, Trajnimi i Vazhdueshëm dhe Mbështetja totale.

Tregu është me ne!

Beqarët përfaqësojnë një treg që rritet nga viti në vit

Ne operojmë në një treg që nuk përballet me rrezikun e “rraskapitjes”. Regjistrimi i 15-të i përgjithshëm i popullsisë italiane (Istat2011) tregoi qartë se: Italia është një vend me gjithmonë e më shumë beqarë. Mbi 2 milionë ndarje dhe divorce në vit (një dyfishim neto krahasuar me 10 vjet më parë) përfaqësojnë një kanal të fuqishëm për fluksin e beqarëve të rinj në audiencën e synuar. Projeksionet e fundit flasin për gati 9 milionë single në Itali në 2016. Një treg i madh. Një treg që tenton të rritet nga viti në vit.

HAPNI AGJENCINË TUAJ PËR SINGLE

Filloni biznesin tuaj në një treg që është në zgjerim. Përvoja jonë do t’ju udhëheqë në një treg shumë të veçantë. Ju nuk keni nevojë të keni përvojë të mëparshme në këtë sektor. Ne do të kujdesemi për ju që t’ja dilni mbanë!

Isabella Apollonio

Responsabile Sviluppo Meeting

Duke nisur prej vitit 1996, viti i inaugurimit të formulës së franshising, Isabella Apollonio u kujdes personalisht për Departamentin e Zhvillimit të Franchising të Grupit Meeting. Ajo ka takuar shumë sipërmarrës, i ka udhëhequr dhe i ka mbështetur në ngritjen e agjencive të tyre Meeting.

 

 

Ajo e di më mirë se kushdo tjeter se sa emocionuese, por edhe shumë e rrezikshme është të nisësh një aktivitet të ri franchising. Ajo e di gjithashtu se sa e rëndësishme është mbledhja në kohën e duhur frytet e investimit të kryer.

Është për këtë arsye që ajo ndjek nga afër fushat kyçe për arritjen e këtyre objektivave, si trajnimi dhe asistenca, duke shfrytëzuar bashkëpunimin e personelit të posaçëm të kompanisë.

Plotësoni këtë formular për të marrë më shumë informacion rreth nesh

Meeting
Logo